minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Tragjedi në Rusi, katër studentë mbyten në një lumë - Shqiperia.info

Katër studentë indianë u mbytën në një lumë në Veliky Novgorod , në veriperëndim të Rusisë, thanë autoritetet lokale.

“Sipas informacioneve të para, studentët po laheshin në një zonë të ndaluar të lumit Volkov, jo shumë larg plazhit komunal”, tha dega lokale e Komitetit Hetimor Rus, i cili po kryen hetimet në vend.

Kur dy prej tyre u përfshinë nga rryma, dy të tjerët nxituan për t’i shpëtuar dhe “menjëherë pas kësaj, të katër u fundosën nën ujë”, thuhet në deklaratë.

Trupi i parë u gjet nga palombarët një ditë pas tragjedisë së ndodhur të martën, më 4 qershor, i dyti u gjet sot, sipas të njëjtit burim.

Hetimet janë duke vazhduar, thuhet në deklaratë.

Sipas guvernatorit të rajonit të Novgorodit, Andrei Nikitin, të katër ishin shtetas indianë që studionin në një universitet lokal.

“Sipas informacioneve të para, katër studentë të Universitetit Shtetëror të Novgorodit me origjinë indiane u mbytën”, shkroi ai në aplikacionin Telegram të martën.

Sipas mediave ruse, studentët ishin të moshës 18-20 vjeç dhe studionin mjekësi./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version