Një aksident ka tronditur Francën jugore, ku tre adoleshentë humbën jetën këtë të mërkurë.

Sipas mediave të huaja, automjeti me të cilin udhëtonin adoleshentët doli nga rruga, u përplas me një mur dhe përfundoi në pishinën e një banese private.

Të rinjtë, të moshave 14, 15 dhe 19 vjeç, nuk mundën të hapnin dyert e makinës dhe u mbytën, pasi automjeti u përmbys në ujë dhe zhytej plotësisht.

Ngjarja ndodhi gjatë një nate me reshje të dendura shiu, që dyshohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të makinës.

Prokurori e përshkroi skenën si “kulin e tmerrit”, duke theksuar se nuk ishte përplasja ajo që u mori jetën të rinjve, por pamundësia për të dalë nga makina e kthyer përmbys në ujë të akullt.

“Ata nuk kishin asnjë shpresë”, tha ai.

Mësohet se në timon mund të ketë qenë 14-vjeçari.

Makina u përplas fillimisht me një mur të ulët kopshti, më pas u rrotullua dhe ra në pishinë, e cila ishte vetëm 1.5 metra e thellë. U deshën disa orë para se dikush të jepte alarmin dhe të thërriste zjarrfikësit, të cilët zbrazën pishinën për të nxjerrë automjetin.

Share.
Exit mobile version