Një 39-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim është kapur nga policia greke. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është Osmen Hoxha, banues në Fier.

Mediat greke raportojnë se arrestimi i tij u krye nga oficerë policie të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të policisë greke.

Urdhër-arresti kishte të bënte me përfshirjen e Hoxhës në një organizatë kriminale me seli në Belgjikë, e cila dyshohet se është aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në vendet evropiane, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit.

Bëhet fjalë për një aksion ku në muajin shtator 2024 në portin e Antëerp të Belgjikës, u sekuestrua një kontejner, i cili përmbante 500 kilogramë kokainë.

Shqiptari i arrestuar është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente, ku është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa hetimi për rastin vazhdon.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version