Një trafikant droge shqiptar që hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ekstradohet në Itali sepse burgjet e vendit nuk kanë… ujë të ngrohtë!
Maringlen Cefalia , 41 vjeç , i cili u dënua në Itali me pesë vjet burg për trafikimin e 1.5 kilogramëve kokainë , po apelon të drejtat e tij të njeriut, duke pretenduar se kushtet në burgjet italiane shkelin Nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili mbron të burgosurit nga “trajtimi çnjerëzor ose degradues”.
Sipas mediave, Cefalia ka mbërritur në Britani në vitin 2022, duke u përpjekur të shmangë vuajtjen e dënimit. Gjatë seancës dëgjimore për ekstradimin e tij, ai refuzoi të dëshmonte dhe thirri Alessio Scantoura, një përfaqësues të organizatës joqeveritare Antigone, e cila punon për të drejtat e të burgosurve, si dëshmitar mbrojtës.
“Ata nuk kanë ujë të nxehtë dhe qelitë po ziejnë gjatë verës”
Adam Squibbs, avokati që përfaqëson Italinë, kundërshtoi duke thënë se ndërsa disa burgje janë të vendosura në ndërtesa të vjetra, siç janë ish-manastire ose kampe ushtarake, nuk ka prova për abuzime sistematike. Ai pranoi se “ uji i nxehtë nuk është gjithmonë i disponueshëm dhe disa të burgosur bëjnë dush të ftohtë ”, por shtoi se kjo “ nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut”.
Squibbs madje theksoi se Cefalìa kishte paguar një garanci prej 2,000 £ për lirimin e tij, gjë që sugjeron se ai ” mund të blinte lehtësisht një ventilator për qelinë e tij “.
Në fund, gjyqtari e rrëzoi apelin e shqiptarit , duke vendosur se pretendimet e tij në lidhje me kushtet e paraburgimit ishin të pabaza dhe se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për pasojat kur iku nga Italia për në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, Cefalia po bën gati valixhet për në Itali dhe nëse nuk ka ujë të nxehtë, të paktën do të ketë shumë… kafe ekspres.
