minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Thriller në Greqi, dyshohet se prindërit vranë foshnjën e sapolindur dhe e hodhën në plehra - Shqiperia.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vravronë, Greqi.

Një çift nga Nepali dyshohen se kanë vrarë foshnjën e tyre të sapolindur.

Burime policore, thonë për protothema.gr se gruaja ishte paraqitur ditën e djeshme në spitalin “Alexandra” me gjakderdhje dhe mjekët nuk kishin arritur të përcaktonin nëse kishte abortuar apo kishte pasur një lindje normale.

Por, në një video të kapur nga kamerat e sigurisë duket babai duke hedhur foshnjën e porsalindur në plehra.

I sapolinduri nuk është gjetur ende, ndërsa çifti është ndaluar dhe po kryehen hetimet./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version