minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Thriller në Gjermani, mjeku akuzohet për vrasjen e katër pacientëve të tij - Shqiperia.info

Prokuroria e Berlinit ka lëshuar një urdhër arresti për një mjek, i cili akuzohet për të paktën katër vrasje. Ndaj mjekut 39-vjeçar rëndon gjithashtu akuza e zjarrvënies dhe tentativës për zjarrvënie.

Sipas policisë, mjeku ka punuar në ekipin e kujdesit paliativ për të moshuarit dhe dyshohet se ka vrarë katër gra (paciente), të moshës 72, 76, 87 dhe 94 vjeç, midis 11 qershorit dhe 14 korrikut.

39-vjeçari vrau pacientët në shtëpinë ku i vizitonte si pjesë e punës së tij dhe më pas tentoi t’i vërë flakën vendit për të asgjësuar provat.

Njëra prej viktimave, 87-vjeçarja ia doli të mbijetonte por ndonëse ekipet e shpëtimit arritën ta ringjallën, ajo ndërroi jetë pak kohë më vonë në spital. Mjeku u arrestua ditën e djeshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version