Close Menu
    What's Hot
    Granit Xhaka te Milani? Flet babai i futbollistit

    Granit Xhaka te Milani? Flet babai i futbollistit

    25/06/2025
    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    25/06/2025
    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    Siljanovska-Davkova pati një takim të shkurtër me Trump: Një gjest simbolik respekti dhe partneriteti

    25/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

      Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

      25/06/2025
      Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

      Siljanovska-Davkova pati një takim të shkurtër me Trump: Një gjest simbolik respekti dhe partneriteti

      25/06/2025
      Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

      Mickoski: Presim deri në një milion e gjysmë turistë në Maqedoni

      25/06/2025
      Mexhiti i reagon Selës: Ju e hoqët Balancuesit, ne sollëm Ligjin për përfaqësim të drejtë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»The Economist: Propagandë dhe nostalgji për Perandorinë, si po i pushton Turqia televizionet në Ballkan dhe Azinë Qendrore
    Bota

    The Economist: Propagandë dhe nostalgji për Perandorinë, si po i pushton Turqia televizionet në Ballkan dhe Azinë Qendrore

    21/02/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    The Economist: Propagandë dhe nostalgji për Perandorinë, si po i pushton Turqia televizionet në Ballkan dhe Azinë Qendrore
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    The Economist: Propagandë dhe nostalgji për Perandorinë, si po i pushton Turqia televizionet në Ballkan dhe Azinë Qendrore

    Pjesa më e madhe e historisë osmane përngjason me telenovelat. Në shekullin e 16-të, Sulltan Sulejmani i Madhërishëm vrau këdo që ai dyshonte se po përpiqej ta rivalizonte, duke përfshirë dy kunetër, dy djem dhe disa nipër.

    Një emision për Sulejmanin,  nën titullin “Muhtesem Yuzyil”, u transmetua për herë të parë në vitin 2011 dhe ishte pjesë e valës së parë të dramave turke që tanimë kanë “mbërthyer” teleshikuesit në mbarë botës.

    Këtij fenomeni nuk i kanë shpëtuar as personazhe të njohur e me mjaft ndikim, si Cardi B, repere amerikane me miliona fansa në mbarë botën.

    Sot, ndërsa telenovelat turke sa vijnë e shtohen në ekrane, seriali i Sulejmanit të Madhërishën, duhet të ndajë ‘fronin’ me të tjerë seriale, që po ashtu kanë në fokus dramat mbretërore turke.

    I fundit është “Gaddar” (“Pa mëshirë”). Seriali fokusohet tek një ushtar që kthehet nga lufta dhe detyrohet të bëhet vrasës me pagesë për të mbrojtur familjen e tij. Turqia është vendi i tretë më i madh përsa i përket kohës televizive të dedikuar në mbarë botën për serialet që vendi prodhon.

    Kështu, Turqia renditet pas Amerikës dhe Britanisë. Përgjatë harkut kohor të vitit 2020 dhe 2023 kërkesa globale për serialet turke u rrit me 184%, krahasuar me 73% për dramat koreane, sipas Parrot Analytics, një firmë e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave.

    Shfaqjet turke janë të njohura jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në Evropë dhe Amerikën Latine. Vitin e kaluar tre “blerësit” më të mëdhenj të shfaqjeve të reja turke ishin Spanja, Arabia Saudite dhe Egjipti. Dhoma e Tregtisë e Stambollit vlerëson se shitja e të drejtës së transmetimit të serialeve turke grumbulluan 600 milionë dollarë në vitin 2022, teksa analistët vlerësojnë se shifra së shpejti do të arrijë në miliarda.

    Çfarë i bën serialet turke aq të kërkuara nga audienca? Fillimisht fabula e ndjekur është e thjeshtë për t’u brendësuar.

    Peisazhet magjepsëse, kostumet luksoze dhe aktorët e pashëm janë një tjetër element i përdorur me zgjuarsi nga industritë kinematografike në Turqi.

    Shumica janë histori dashurie, teksa serialet fantastiko-shkencore bëhen rrallë

    Shfaqjet, duke përfshirë drama ligjore të periudhave të ndryshme kohore, bëjnjë një gërshetim interesant të romancës dhe hakmarrjes, duke vënë në skenë dy ndjenja ku çdokush mund të gjejë veten.

    Në vitin 2023 “Yargi” (“Sekretet Familjare”), seriali që paraqet dy avokatë rivalë që bien në dashuri, fitoi një çmim ndërkombëtar “Emmy” për telenovelën më të mirë.

    Nga ana tjetër, audienca arabe vlerëson që shfaqjet turke i përshkruajnë muslimanët si heronj, jo si terroristë apo shoferë taksie, siç bën shpesh Hollyëood-i.

    Mbikëqyrësit e mediave turke, ndikuar dhe nga “doza” e sjelljeve fetare të paraqitura në serial, që “mbërthen” pas ekranit një pjesë të caktuar të audiencës, përpiqen të evitojnë maksimalisht skenat me përdorimin e alkoolit apo ato të marrëdhënie seksuale. Po ashtu, mbikëqyrësit e mediave nuk “kursejnë” as gjobat në raste kur skenat me personazhe që konsumojnë akt intim bëhen të shpeshta apo tepërta.

    Censura i ka detyruar regjisorët të bëhen krijues në zëvendësimin e të tilla skenave, duke rritur tensionin seksual mes personazheve, element i cili kthehet në një “flirt” edhe me vetë shikuesit.

    Vështrimet e parezistueshme dhe prekjet e lehta zëvendësojnë aktet seksuale duke i dhënë “magji” momentit.

    Për shembull, te seriali “Erkenci Kus” (“Zogu i hershëm”), pjesa intime ndalet vetëm tek shikimet ndaj buzëve, apo nuhatjet në qafë. Aroma e personazhit kryesor mashkull kthehet edhe në qendrën e zhvillimeve në këtë serial, pasi më vonë ai përfundon në burg për shkak të dhunës ndaj një burri që përpiqet të blejë të drejtat e aromës, me të cilën vajza ishte dashuruar.

    Teksa kinematografia turke po “lulëzon”, romanticierët amerikanë po mbajnë shënime. Abby Jimenez, e cila shkroi veprën “Yous Truly”, romani më i shitur i Neë York Times, e bazoi protagonistin e saj mashkull në atë të serialit “Sen Cal Kapimi” (“Dashuria është në ajër”), një histori që lind nga armiqësia, ku fillimisht dy protagonistët pretendonin të ishin të fejuar.

    Në gjysmën e parë të vitit 2023, tre serialet më të njohura në Spanjë ishin turke, sipas Glance, një firmë e të dhënave televizive. Spanjollët dhe amerikanët latinë kanë një histori në “konsumin” e telenovelave, ndaj janë mësuar t’i dedikojnë kohë programeve turke. Disa shikues duket se e kanë përqafuar industrinë kinematografike turke, duke hequr dorë nga filmat perëndimor me shumë skena seksi.

    Publiku spanjisht-folës tërhiqet nga vlera e lartë e prodhimit të dramave turke. |Njerëzit në Turqi dhe Amerikën Latine shprehin ndjenjat pa turp”, thotë Carolina Acosta-Alzuru nga Universiteti i Gjeorgjisë: “Kjo është arsyeja pse melodrama funksionon në të dyja kulturat.”

    Transmetuesit janë gjithashtu adhurues të shfaqjeve. Në Turqi, programet transmetohen një herë në javë dhe mund të zgjasin deri në tre orë, por në vendet që blejnë të drejtën e transmetimit ato transmetohen në harqe më të shkurtra kohore, por shfaqen çdo ditë për publikun.

    Kanalet televizive mund ta transmetojnë serialin në qindra episode. Dramat koreane janë të mira, thotë Izzet Pinto, një distributor televiziv, por ato zgjasin vetëm 13 orë. Ato turke mund të zgjasin në rreth 200 orë.

    Disa fansa ankohen se nuk mund të marrin përmbajtje të mjaftueshme në gjuhën e tyre. Nuk është aspak e vështirë të dublosh shfaqje në spanjisht, sepse një version mund të shpërndahet në të gjithë Spanjën dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Latine. Për gjuhët me më pak folës, si polonishtja ose greqishtja, kanalet televizive përdorin zgjidhje më të lira, duke përfshirë titrat. Disa shikues madje përpiqen të mësojnë pak turqisht në mënyrë që të mund të shikojnë drama pa pasur nevojë të presin që të dalin versionet e dubluara, thotë Yasemin Celikkol nga Universiteti Northëestern në Katar.

    Nga ana tjetër, gjendet edhe fansa të “thekur” të serialeve turke, që titrojnë në gjuhën mëmë serialet turke duke i bërë viralë në çdo rrjet sociale si edhe në Youtube.

    Dramat kanë ndihmuar në rritjen e imazhit të Turqisë, veçanërisht në ish-tokat osmane. Zonja Celikkol u rrit në Bullgari duke dëgjuar se turqit ishin “të këqij, barbarë dhe të tmerrshëm”, por mendon se dramat turke kanë ndihmuar në ndryshimin e këtij perceptimi. Bullgarët dikur bënin pushime në Greqi, thotë ajo, por tani shkojnë në Turqi më shpesh se më parë.

    Në vitin 2012, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kritikoi “Shekulli i mrekullueshëm”, pasi sipas tij seriali i përkushtohej më shumë seç duhej intrigave të oborrit mbretëror dhe jo pushtimit apo arritjeve të Sulejmanit.

    Si përgjigje, një transmetues shtetëror turk bëri dramën e tij historike, “Dirilis: Ertugrul”, një luftëtar turk në shekullin e 13-të. Në maj 2020, kur shumica e popullsisë së botës ishte në izolim për shkak të Covid-19, shfaqja ishte seria e katërt televizive më e kërkuar në nivel global, sipas Parrot Analytics. Atë vit, kryeministri i atëhershëm i Pakistanit, Imran Khan, vlerësoi programin për “vlerat e tij islame” dhe si pasojë në Lahore u ngrit një statujë e Ertugrul. Një dublim i episodit ka grumbulluar 153 milionë shikime në YouTube.

    Dramat turke janë zhvendosur gjerësisht edhe në Netflix, ku “Kulup” (“Klubi”) trajton një ish-të dënuar që rivendos kontaktet me vajzën e saj pas shumë vitesh burg. Seriali përshkruan masakrat kundër minoriteteve në Stamboll në vitet 1950, një temë mjaft e ndjeshme politikisht. Dramat e transmetuesve priren të jenë më të shkurtra: deri më tani “Kulup” ka 20 episode krahasuar me 139 që ka seriali “Shekulli i mrekullueshëm”.

    Nga ana tjetër, seriali “Bihter”, një film që trajton një grua e cila tradhton burrin e saj të moshuar abuziv, shfaq edhe skena të akteve intime apo edhe nuditeti.

    Të tilla skena mund të përmirësojë shanset e Turqisë për të arritur audiencën anglishtfolëse, e cila ka qenë më rezistente ndaj serialeve të dubluara ose me titra sesa njerëzit në shumë vende të tjera. Ndryshe nga Spanja (me “Money Heist”) apo Koreja e Jugut (“Squid Game”), Turqia nuk ka pasur një goditje të madhe as në Amerikë dhe as në Britani. Për shembull, “Kara Para Ask” (“Black Money Love”) nuk u pëlqye kurrë shumë në Amerikë, edhe pse numëron fansa si Lionel Messi.

    Por bota është e madhe dhe shfaqjet e Turqisë nuk kanë nevojë të “pushtojnë” Britaninë dhe Amerikën për t’u parë. Edhe Sulltan Sulejmani i Madhërishëm, i cili arriti të fitojë zemrat e audiencës në Afrikës të Veriut dhe Evropë, mundi të “pushtojë” dot gjithë botën./vizionplus.tv/

    Lexo edhe:

    1. SHBA nuk ndal sulmet ndaj rebelëve Houthis në Jemen, rrëfimet e banorëve: Shtëpitë po dridhen
    2. Mbi dy vjet në hapësirë, kozmonauti rus thyen rekord
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Ndahet nga jeta kongresmenia amerikane

    20/07/20241 Min Read
    “Blackout” dixhital që panikosi gjithë botë, rikthimi në normalitet është një proces i gjatë dhe i vështirë

    “Blackout” dixhital që panikosi gjithë botë, rikthimi në normalitet është një proces i gjatë dhe i vështirë

    19/07/20243 Mins Read
    EMRAT/ Shkatërrohet grupi i narkotrafikut, mes të arrestuarve edhe një çift shqiptarësh

    EMRAT/ Shkatërrohet grupi i narkotrafikut, mes të arrestuarve edhe një çift shqiptarësh

    09/05/20241 Min Read
    Propozimi i Izraelit për armëpushim: Të lirohen 40 pengje

    Propozimi i Izraelit për armëpushim: Të lirohen 40 pengje

    18/03/20241 Min Read
    Protesta masive në Izrael, kërkohet lirimi i pengjeve dhe mbajtja e zgjedhjeve

    Protesta masive në Izrael, kërkohet lirimi i pengjeve dhe mbajtja e zgjedhjeve

    25/02/20241 Min Read
    Top Posts
    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    25/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Granit Xhaka te Milani? Flet babai i futbollistit Sport

    Granit Xhaka te Milani? Flet babai i futbollistit

    25/06/20252 Mins Read

    Milani po ndjek nga afër Granit Xhakën, mesfushorin e Bayer Leverkusen dhe kapitenin e përfaqësueses…

    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    25/06/2025
    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    Siljanovska-Davkova pati një takim të shkurtër me Trump: Një gjest simbolik respekti dhe partneriteti

    25/06/2025
    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    Mickoski: Presim deri në një milion e gjysmë turistë në Maqedoni

    25/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Jessie J operohet pas diagnozës me kancer, ndan pamje nga spitali

    Jessie J operohet pas diagnozës me kancer, ndan pamje nga spitali

    25/06/2025
    Sa gota me ujë duhet pirë nga mëngjesi deri në darkë

    Sa gota me ujë duhet pirë nga mëngjesi deri në darkë

    24/06/2025
    Meshkujt me bark të madh kanë rrezik të vuajnë nga ky problem erektil

    Meshkujt me bark të madh kanë rrezik të vuajnë nga ky problem erektil

    24/06/2025
    Me te lexuara
    Granit Xhaka te Milani? Flet babai i futbollistit

    Granit Xhaka te Milani? Flet babai i futbollistit

    25/06/2025
    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    25/06/2025
    Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

    Siljanovska-Davkova pati një takim të shkurtër me Trump: Një gjest simbolik respekti dhe partneriteti

    25/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.