![Tërmeti shkund Fukushimën, sa ishte magnituda Tërmeti shkund Fukushimën, sa ishte magnituda](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/01/termeti-705x400.png)
Një tërmet me magnitudë 5.8 Rihter ka goditur Japoninë lindore, njoftoi më herët sot Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e Fukushimës, ku edhe u regjistruan lëkundje te forta, shkruan Reuters.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Tokio. Për fat të mirë nuk ka patur paralajmërim për cunami e as dëme materiale./vizionplus.tv/