minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Tërmet në Korfuz, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri - Shqiperia.info

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter në detin e Korfuzit është regjistruar mëngjesin e së premtes.

Tërmeti i ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit të së premtes ka pasur epiqendër 31 km në jug-jugperëndim të Othonit. Të dhënat tregojnë se thellësia fokale e tërmetit është 9.2 km. Lëkundjet raportohet se janë ndjerë edhe në Sarandë, Gjirokastër e Vlorë

Në të njëjtën zonë në 24 orët e fundit kanë ndodhur edhe dy tërmete të tjera, i pari me magnitudë 2.9 të enjten pasdite dhe i dyti 3.5 në orën 2:12 të mëngjesit të sotëm, të premte. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version