Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi zonën malore Hindu Kush në Afganistanin verior gjatë natës mes së dielës dhe të hënës, sipas Qendrës Gjermane për Studime Gjeoshkencore (GFZ) dhe Institutit Gjeologjik Amerikan (USGS).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, tërmeti ka shkaktuar të paktën 20 viktima dhe rreth 320 të plagosur në provincat Balkh dhe Samangan. Zëdhënësi i ministrisë, Sharafat Zaman, tha se bilanci është ende paraprak dhe pritet të rritet.
Afganistani goditet shpesh nga tërmete, sidomos në rajonin e Hindu Kushit, ku takohen pllakat tektonike të Euroazisë dhe Indisë. Që nga viti 1900, në verilindje të vendit janë regjistruar të paktën 12 tërmete me magnitudë mbi 7 ballë, sipas Shërbimit Gjeologjik Britanik.
CCTV footage shows the moment a strong M6.3 earthquake struck Mazar-e-Sharif, Afghanistan, a short while ago. pic.twitter.com/NX0o04Ggi5
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 2, 2025
Qeveria e talebanëve, që është në pushtet që prej vitit 2021, është përballur me disa fatkeqësi natyrore, përfshirë tërmetin shkatërrues të vitit 2023 në rajonin e Heratit, pranë kufirit me Iranin, ku humbën jetën mbi 1.500 persona dhe u shkatërruan më shumë se 63.000 banesa.
/vizionplus.tv

