minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Të paktën gjashtë ushtarë turq u vranë gjatë sulmeve në Irakun verior - Shqiperia.info

Të paktën gjashtë ushtarë u vranë të premten në operacionet e ushtrisë turke në Irakun verior kundër anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Shtatë ushtarë të tjerë u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Më herët të premten, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se pesë ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën. Më pas një nga ushtarët e plagosur ndërroi jetë.

Ndërkohë, ministria turke pretendon se janë vrarë 12 anëtarë të PKK-së. Konflikti midis ushtrisë turke dhe PKK-së në Irakun verior janë intensifikuar kohët e fundit. Më 22 dhe 23 dhjetor, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi eliminimin e 12 ushtarëve dhe 20 anëtarëve të PKK-së , ndërsa çdo ditë autoritetet turke njoftojnë sulme të synuara nga ushtria dhe shërbimi sekret kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut dhe Sirisë veriore. Operacionet e ushtrisë turke në zonë vazhdojnë. /vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version