minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Të paktën 9 mijë gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, 60 mijë gra shtatzëna vuajnë nga kequshqyerja - Shqiperia.info

Të paktën 9,000 gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, tha në një deklaratë të premten Ministria palestineze e Shëndetësisë në një ditë që përkon në festën apo revoltën e gruas.

Po ashtu, rreth 60 mijë gra shtatzëna në Rripin e Gazës vuajnë nga kequshqyerja, dehidratimi dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor.

Rreth 5000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës lindin çdo muaj në kushte të vështira, të pasigurta dhe jo të shëndetshme.

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë , e cila është agjencia kryesore e ndihmës në Gaza, postoi gjithashtu një deklaratë në X (ish-Tëitter), duke thënë se mesatarisht 63 gra vriten në enklavë në ditë.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRËA, Philippe Lazzarini tha se kërkohet më shumë punë për të mbështetur dhe mbrojtur gratë./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version