minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Të paktën 20 të vrarë nga shpërthimet në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian - Shqiperia.info

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një ngjarje në Iran, e organizuar për të nderuar një gjeneral që u vra në një sulm ajror amerikan më 2020.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, citoi kreun e shërbimeve të emergjencës, Mohammad Saberi, lidhur me numrin e viktimave.

Shpërthimet ndodhën në ngjarjen e organizuar për të shënuar 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike. Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020.

Shpërthimet ndodhën afër vendimit ku është varrosur Soleimani në Kerman, që gjendet 820 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar shpërthimet. Autoritetet thanë se disa persona u plagosën përderisa po iknin nga vendi i ngjarjes.

Soleimani ishte arkitekt i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohej si ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë në Iran.

Në funeralin e Soleimanit më 2020 mijëra njerëz morën pjesë dhe shtypën njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur 56 persona dhe mbi 200 të plagosur./REL/

Share.
Exit mobile version