minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Takimi me presidentin Trump në Davos, Zelensky: Ishte produktiv dhe thelbësor - Shqiperia.info

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u takua me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Davos. Sipas Shtëpisë së Bardhë dhe presidencës ukrainase, takimi mes dy liderëve zgjati reth një orë.

Presidenti i Ukrainës e ka vlerësuar pozitivisht takimin me presidentin amerikan në Davos, me fokus te mbrojtja ajrore.

“Ishte një takim pozitiv, produktiv dhe thelbësor. Diskutuam punën e ekipeve tona dhe praktikisht çdo ditë ka takime ose komunikime. Dokumentet tani janë përgatitur edhe më mirë.Sot folëm edhe për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Takimi ynë i mëparshëm me presidentin Donald Trump ka ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së qiellit tonë dhe shpresoj që edhe këtë herë të arrijmë ta forcojmë atë më tej. E falënderova presidentin Donald Trump për paketën e mëparshme të raketave të mbrojtjes ajrore dhe kërkova edhe një paketë shtesë”, tha Volodymyr Zelensky.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version