Një 17-vjeçar është sulmuar me lëndë të mprehtë (thikë) pasditen e kësaj të enjte.

Si pasojë i riu ka marrë dëmtime në disa pjesë të trupit. Ngjarja ka ndodhur në Kozani, Greqi pak pas orës 19.00.

Sipas mediave të huaja 17-vjeçari, i cili u transferua dhe u operua në spitalin Mamatsio, u gjet pranë bibliotekës së bashkisë .

Në fakt, për shkak se ai kishte gjakderdhje, policia i ofruan ndihmën e parë derisa u dërgua në spital.

Sipas informacioneve, i riu ka plagë nga lënda e mprehtë në dorë, kofshë dhe gju, i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet jashtë rrezikut për spitalin. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version