
Libani ka shpallur ditën e nesërme si ditë zie kombëtare për shkak të sulmeve të forcave izraelite në vend.
Sulmet izraelite në disa qytete të Libanit, kryesisht në kryeqytet, Bejrut, kanë vrarë mbi 200 persona dhe kanë plagosur mbi 1 mijë të tjerë, ndërkohë që kërkimet nën rrënoja vijojnë.
Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin mes një armëpushimi dhe një vazhdimi të luftës “përmes Izraelit”.








