minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Sulm me thikë në Zvicër, disa qytetarë të lënduar - Shqiperia.info

Qytetarët e Zvicrës u tronditën këtë të mërkurë, kur një person me thikë sulmoi kalimtarët në qendër të Zöfingen, pranë kufirit me Gjermaninë.

Sulmuesi tentoi të arratisej, por u arrestua pak më vonë, teksa po përpiqej të fshihej në një pallat ngjitur, raportojnë mediat e huaja. Sipas policisë, motivi i sulmuesit, i cili sulmoi pa dallim kalimtarët , përfshirë një grua në shtatzëni të avancuar, mbetet ende i paqartë.

Zëdhënës i policisë nuk dha një numër të saktë të të plagosurve që po trajtohen në spital, por vuri në dukje se disa prej tyre kanë lëndime të rënda.

Operacioni i gjerë policor, i cili zgjati rreth dy orë, përfshiu forcat speciale të policisë dhe një helikopter shpëtimi. 20 Minuten.ch raporton se një shkollë është evakuuar si masë paraprake, por fëmijët janë të gjithë të sigurt.

Share.
Exit mobile version