
Një sulm me thika në një tren pasagjerësh në Angli ka lënë pas 10 persona të plagosur, 9 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme, kur treni që udhëtonte nga Doncaster drejt London King’s Cross u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire, pas raportimeve për një sulm me armë të ftohtë.
Policia e antiterrorit është bashkuar me hetimin, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik britanik.
Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 19:40, kur treni që udhëtonte nga Doncaster drejt London King’s Cross u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire, pas raportimeve për një sulm me armë të ftohtë.
Sipas policisë britanike, autori, u neutralizua menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Deri më tani dy persona janë arrestuar.
Dëshmitarë për Sky News thanë se sulmi nisi rreth dhjetë minuta pasi treni ishte nisur nga Peterborough dhe se pasagjerët panë skena paniku, me njerëz që vraponin ose fshiheshin në tualete për t’u shpëtuar agresorëve. Njëri prej tyre deklaroi se pa njërin nga sulmuesit ndërsa po arrestohej.
Policia e cilësoi ngjarjen si një “incident madhor”, duke konfirmuar se hetimet po mbështeten nga njësia kundër terrorizmit. Në një moment gjatë ndërhyrjes, autoritetet shpallën kodin “Plato” – sinjali kombëtar që përdoret për të treguar një “sulm terrorist të armatosur në zhvillim” i cili më vonë u tërhoq.
Kryeministri Sir Keir Starmer e quajti incidentin “të tmerrshëm dhe thellësisht shqetësues”, duke shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë të shërbimeve emergjente./vizionplus.tv









