minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Spiunë të Izraelit”, Turqia arreston edhe shtatë persona të tjerë - Shqiperia.info

Shtatë persona të tjerë të dyshuar për spiunazh për Izraelin janë arrestuar në Turqi, dy muaj pas një vale të madhe arrestimesh, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve e Turqisë, Anadolu.

Të dyshuarit, të cilët përfshijnë një detektiv privat dhe nëpunës civilë, akuzohen se kanë dhënë informacion mbi qytetarët dhe bizneset e Lindjes së Mesme me bazë në Turqi.

Tridhjetë e katër persona, kryesisht të dyshuar për ndihmën e agjencive të inteligjencës izraelite për të përgatitur rrëmbime në tokën turke, u arrestuan në fillim të janarit në të gjithë Turqinë.

Ndërkohë, autoritetet u shprehën se 12 të dyshuar të tjerë, të akuzuar për të njëjtat akuza, janë ende në kërkim.

Erdogan ka deklaruar se nuk ka “asnjë dallim” mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Adolf Hitlerit./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version