Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, njoftoi në Kongresin Spanjoll në Madrid, se do të rihapin ambasadën e tyre në Teheran, mes armëpushimit të arritur midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Që nga fillimi i konfliktit, Spanja është shfaqur si një kritike e ashpër e veprimeve ushtarake amerikane në Iran, duke i ndaluar Uashingtonit përdorimin e bazave ushtarake spanjolle për ofensivën e saj dhe duke marrë një qëndrim më të fortë se aleatët e tjerë evropianë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i ka quajtur sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit si “të pamatura dhe të paligjshme”, duke shtuar se vendi i tij “nuk do të jetë bashkëfajtor në diçka që është e keqe për botën”.

Vendimi i Madridit për të dërguar ambasadorin e saj përsëri në Iran shkaktoi kritika të menjëhershme dhe të ashpra nga Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Sa’ar, i cili e akuzoi atë se është “krah për krah” me një “regjim terrorist”.

Share.
Exit mobile version