Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) vazhdon të kryesojë edhe në sondazhin më të fundit, ndërsa partitë e koalicionit qeverisës (CDU/CSU dhe SPD) mbeten së bashku nën 40%. Ndërkohë, popullariteti i kancelarit Friedrich Merz bie në nivelin më të ulët deri tani.
Sipas sondazhit të Institutit Forsa për RTL/ntv, AfD ruan epërsinë me 26%, ndërsa CDU/CSU vjen e dyta me 25%, duke shënuar një rritje të lehtë prej një pikë. Në vend të tretë renditet SPD me 14%, të ndjekur nga të Gjelbrit me 12% dhe e Majta me 11%, pa ndryshime krahasuar me javët e mëparshme.
FDP mbetet në kufirin e ulët të mbijetesës me vetëm 3%, ndërsa BSË shënon rezultat të pamaturueshëm pas largimit të themelueses dhe ish-kryetares Sahra Ëagenknecht.
Pjesa e të pavendosurve dhe atyre që nuk do të merrnin pjesë në votime arrin në 25%.
Pakënaqësi ndaj qeverisë Merz
Kancelari Friedrich Merz, i përballur me debatet e forta mbi reformën e pensioneve, po sheh edhe rënie të ndjeshme në vlerësimet personale.
Në pyetjen “A jeni të kënaqur me punën e kancelarit?”, 73% e të anketuarve (+1%) përgjigjen negativisht, ndërsa vetëm 25% shprehin mbështetje.
Vetëm 16% e qytetarëve besojnë se CDU/CSU janë më të afta për të menaxhuar problemet e Gjermanisë – niveli më i ulët gjatë këtij viti – ndërsa AfD vjen menjëherë pas me 15%.
Gjysma e të pyeturve (51%) mendojnë se “asnjë parti” nuk është e përshtatshme për të zgjidhur sfidat e vendit.
Sa i përket pritshmërive ekonomike, 16% (+1%) presin përmirësim në vitet e ardhshme, ndërsa 61% (-2%) parashikojnë përkeqësim.

