minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale më 23 mars - Shqiperia.info

Sllovakët do të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri më 23 mars, njoftoi këtë të hënë kryetari i Parlamentit të shtetit anëtar të BE-së dhe NATO-s, Peter Pellegrini.

“Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 23 mars”, u tha gazetarëve Pellegrini, i cili kandidon dhe kryeson në sondazhe.

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, balotazhi do të mbahet më 6 prill në vendin me 5.4 milionë banorë.

Presidentja në largim Zuzana Tsaputova , një kritike e zëshme e koalicionit tre-partiak në pushtet, njoftoi në qershor se ajo nuk do të kërkonte një mandat të dytë.

Kryeministri populist, Robert Fitzo dhe partia e tij Smer-SD do të mbështesin Pellegrinin, kreun e partisë bashkëqeverisëse HLAS-SD.

Sipas sondazheve të fundit , Pellegrini siguron 40% të votave.

Partitë e opozitës argumentojnë se një fitore e Pellegrinit do të hapte rrugën për favore të mundshme presidenciale për aleatët e Smer-SD, duke përfshirë një ish-prokuror special dhe një ish-zyrtar tatimor, të cilët janë dënuar për korrupsion.

Roli i presidentit të vendit është kryesisht ceremonial. Megjithatë, presidenti ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron gjyqtarë të lartë, është kreu i forcave të armatosura dhe mund të vërë veton ndaj projektligjeve të miratuara në Parlament.

Udhëheqësi i partisë nacionaliste SNS, një partner i vogël i qeverisë, Andriy Danko, si dhe ish-ministrat e jashtëm, Ivan Korchok dhe Jan Kubis po konsiderojnë gjithashtu kandidimin për presidencën.

Kandidati i pakicës hungareze Christian Foro dhe ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Stefan Harabin do të kandidojnë gjithashtu./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version