Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do t’i lejonte qeverisë de facto siriane të rihapë ambasadën e saj në Uashington, pas vizitës së Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sarrah dhe takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.

“Shtetet e Bashkuara po i lejojnë Sirisë të rifillojë aktivitetet e ambasadës së saj në Uashington me qëllim forcimin e koordinimit në luftën kundër terrorizmit, sigurisë dhe ekonomisë”, tha një zyrtar i administratës Trump.

Siria i bashkohet koalicionit ndërkombëtar anti-xhihadist

Siria po i bashkohet koalicionit ndërkombëtar anti-xhihadist të udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), tha një zyrtar amerikan të hënën.

“Siria do të bëhet  anëtari i 90-të i koalicionit kundër ISIS-it, duke punuar me SHBA-në për të eliminuar qelizat e fundit të ISIS-it dhe për t’i dhënë fund fluksit të luftëtarëve të huaj”, tha zyrtari i administratës Trump.

Informacioni u konfirmua nga ministri i informacionit i qeverisë de facto të Sirisë, Hamza al-Mustafa, nëpërmjet X.

“Marrëveshja është politike dhe deri më tani nuk ka aspekte ushtarake”, sqaroi ai./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version