minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Shtatë viktima nga stuhia në SHBA, 180 mln amerikanë të prekur nga kushtet e motit të keq - Shqiperia.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një stuhi dimërore që ka paralizuar një pjesë të madhe të vendit, duke shkaktuar pasoja të rënda në jetën e qytetarëve. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën ndërkohë mijëra shtëpi dhe biznese  kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e tmeperaturave ekstreme.

Shkollat dhe rrugët janë pjesërisht të mbyllur dhe mbi 11 mijë fluturime janë anulluar ose vonuar si pasojë e dëborës, e cila eshte shtrirë nga Teksasi deri në NeW England.

Të paktën dy persona vdiqën nga hipotermia në Luiziana, dhe vdekje të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Gjende emergjente është shpallur në shumë shtete të SHBA-së, përfshirë edhe New York-un.

Sipas Sherbimit Kombëtar të Moti, kushtet e rrezikshme pritet të zgjasim me ditë të tëra dhe mund të prekin mbi 180 milionë amerikanë. Autoritet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur udhëtimet, pasi akulli paraqet rrezik serioz./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version