Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në një fabrikë në Faisalabad, Pakistan.

Si pasoje kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur 7 të tjerë.

Ngjarja shkaktoi edhe shkatërrimin e disa shtëpive pranë fabrikës, duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Sipas autoriteteve, zjarri filloi nga një rrjedhje gazi brenda fabrikës, çka shkaktoi shpërthimin e fuqishëm dhe shembjen e të gjithë strukturës.

Share.
Exit mobile version