minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Shkrin edhe trupat e njerëzve”, Rusia përdor armën e frikshme kundër ukrainasve në Kursk - Shqiperia.info

Rusia pretendon se ka përdorur një bombë termobarike kundër forcave ukrainase. Kështu u tha gjatë njoftimit të operacionit të cilësuar nga Kremlini si “anti-terrorist”, i cili është një përgjigje ndaj ofensivës së rrufeshme të Ukrainës në Kursk.

Ushtria ruse kreu sulme ajrore kundër forcave ukrainase dhe në këto sulme përdorën bomba termobarike, të njohura edhe si bomba me vakum. Sipas mediave britanike, presioni i shpërthimit të zjarrtë të kësaj bombe mund të shkrijë trupat e njeriut.

Kjo nuk është hera e parë që Moska përdor armë të tilla, pasi zyrtarët ukrainas pretendojnë se ato janë përdorur vetëm disa javë pasi filloi lufta, në shkurt 2022.

Përdorimi i bombave me vakum nuk është shkelje e ligjit ndërkombëtar, por shënjestrimi i civilëve me to cilësohet një shkelje e rëndë.

Share.
Exit mobile version