minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Shcolz: Ukraina nuk u konsultua me Gjermaninë për sulmin në Kursk - Shqiperia.info

Ukraina nuk u konsultua me Berlinin për të kryer sulmin më 6 gusht në Kursk, tha kancelari gjerman Olaf Scholz sot nga kryeqyteti i Moldavisë, duke shtuar se ai priste që përparimi në Rusi do të ishte i kufizuar.

Duke folur gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me presidenten moldave Maya Sandu në Kishinau, ai tha gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të jetë mbështetësi më i madh i Ukrainës në Evropë.

Nga ana e saj, presidentja e Moldavisë Maya Sandu tha se mbështetja e Berlinit për vendin e saj forcon Ukrainën fqinje dhe sigurinë në rajon.

Ajo tha gjithashtu se Moldavia është e hapur për investime dhe ftoi biznesmenët gjermanë të marrin pjesë në tenderin e parë të vendit për prodhimin e energjisë së rinovueshme. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version