minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
SHBA: “Thirrjet robotike” me zëra të inteligjencës artificiale janë të paligjshme - Shqiperia.info

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së ka njoftuar se po ndalon, me efekt të menjëhershëm, thirrjet e automatizuara me zëra të inteligjencës artificiale, zhvillimi më i fundit teknologjik që ka alarmuar qytetarët dhe agjencitë qeveritare.

Ky vendim i jep shtetit fuqinë për të ndjekur penalisht personat që mund të jenë keqdashës dhe qëndrojnë pas këtyre thirrjeve.

Telefonatat e padëshiruara robotike që imitojnë zërat e të famshëmve dhe kandidatëve politikë janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit,përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Një sensacion u shkaktua nga një incident në janar, në të cilin votuesit në New Hampshire morën thirrje automatike që imitonin presidentin amerikan Joe Biden përpara zgjedhjeve paraprake.

Thirrjet inkurajuan votuesit që të mos votojnë në zgjedhjet paraprake. Bëhet fjalë për 5,000 deri në 25,000 telefonata, raporton BBC .

Prokurori i përgjithshëm i New Hampshire tha se telefonatat janë të lidhura me dy kompani në Teksas dhe se një hetim penal është duke u zhvilluar.

Deepfakes, të cilat përdorin inteligjencën artificiale për të bërë video ose audio realiste të dikujt duke manipuluar fytyrën, trupin ose zërin e tyre, janë shfaqur si një shqetësim i madh në mbarë botën në një kohë kur zgjedhjet e rëndësishme po mbahen ose do të mbahen së shpejti në vende si SHBA, Britani dhe Indi./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version