minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
SHBA po përgatitet për dy valë sulmesh kundër Izraelit, roli i Rusisë dhe mesazhi për Tel Aviv - Shqiperia.info

Dy valë sulmesh kundër Izraelit në të ardhmen e afërt, një nga Irani dhe tjetra nga Hezbollahu, u diskutuan nga shërbimet e inteligjencës amerikane në konferencën që patën sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Sipas Jerusalem Post, ajo që nuk iu tha presidentit amerikan, megjithatë, është se kush do të godasë i pari dhe çfarë do të përfshijnë sulmet.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, gjatë takimit në dhomën e menaxhimit të krizave, Biden dhe Harris u informuan nga ekipi përgjegjës për çështjet e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë kërcënimet e paraqitura nga Irani ndaj Uashingtonit aleatët për personelin ushtarak amerikan në rajon.

Presidenti amerikan dhe kandidati për president u informuan gjithashtu për sulmin në bazën ajrore Al Assad dhe masat që po konsiderohen për të mbrojtur anëtarët e forcave të armatosura amerikane dhe për t’iu përgjigjur çdo sulmi.

Ata u informuan gjithashtu mbi lëvizjet e ushtrisë amerikane për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit nëse ai do të vihej sërish në shënjestër. Dhe gjithashtu, për përpjekjet diplomatike për të de-përshkallëzuar tensionin në rajon dhe përpjekjet, ende të bllokuara, për të rënë dakord për një armëpushim në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe Hamasit.

Roli i Rusisë

Në të njëjtën kohë, media iraniane raporton se Teherani i ka kërkuar Rusisë sisteme të avancuara kundërajrore ndërsa përgatitet për përgjigjen e mundshme të Izraelit.

Siç raporton New York Times, dy zyrtarë iranianë, njëri nga Garda Revolucionare, konfirmuan kërkesën iraniane, duke shtuar se transferimi i sistemeve (radar dhe anti-ajror) nga Rusia ka filluar.

Po ashtu, në Iran u paraqit kreu i Këshillit të Sigurimit rus, Sergei Shoigu, i cili pas takimit me kreun e Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralin Mohammad Bagheri, tha se “jemi gati për bashkëpunim të plotë me Iranin në çështjet rajonale”.

Nga ana e tij, kanali televiziv shtetëror i Izraelit, Kan, raportoi se zyrtarë të vendeve që po përgatiten të ndihmojnë Izraelin në rast të një sulmi nga Irani, kanë paralajmëruar Tel Avivin të mos përgjigjet ashpër.

“Mos e teproni” thuhet se ishte mesazhi që zyrtarët perëndimorë i dërguan qeverisë Netanyahu, duke shtuar “mendoni seriozisht përpara se të kundërpërgjigjni. Qëllimi në fund të ditës nuk është të hyjmë në një luftë në shkallë të gjerë”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version