minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
SHBA bombardon një tjetër anije venezueliane që ju përkiste karteleve të drogës - Shqiperia.info

Forcat amerikane kanë nisur një tjetër sulm ndaj një anijeje në Karaibe, që dyshohet se po trafikonte kokainë, njoftoi të premten Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth.

Ministri tha se sulmi vrau të gjashtë personat në bord.

“Mbrëmë [të enjten], me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga Tren de Aragua”, një bandë venezueliane që është përcaktuar si “organizatë terroriste” nga Uashingtoni, tha Hegseth në një postim në platformën X.

Më tej ai shpjegoi se: Gjashtë narko-terroristë ishin në bordin e anijes në kohën e sulmit, i cili u zhvillua në ujëra ndërkombëtare – dhe ishte sulmi i parë i natës. Gjashtë terroristët u vranë, ndërsa asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u plagos në këtë sulm”, sqaroi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

Uashingtoni ka njoftuar dhjetë sulme kundër anijeve që dyshohet se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, me një numër prej të paktën 43 të vdekurish.

Share.
Exit mobile version