Autoritetet e Selanikut kanë vënë në pranga një 52-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar nën kërcënimin e thikës, vajzën 25-vjeçare të partneres së tij.

Ndaj autorit të dyshuar i cili u arrestua mbrëmjen e së hënës, është ngritur një dosje për veprat penale të dhunimit, shkeljes së legjislacionit për dhunën në familje dhe shkeljes së ligjit për armët.

Sipas denoncimit të 25-vjeçares greke, në orët e para të së hënës, brenda një apartamenti, bashkëshorti 52-vjeçar i nënës së saj, nën kërcënimin e thikës, ka kryer akt seksual ndaj saj.

Më pas, kur denoncuesja ka njoftuar nënën e saj për aktin e 52-vjeçarit, ai ka sulmuar 25-vjeçaren dhe e ka përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijën e saj të mitur.

Personi i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë kompetente./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version