Djali i ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, Louis Sarkozy, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ndau vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në publikimin e tij, Louis shkroi:

“Ekzistojnë tre mënyra për të arritur pavdekësinë, thoshte revolucionari i madh kuban José Martí: të mbjellësh një pemë, të shkruash një libër dhe të rritësh një djalë. Dje, bashkëshortja ime dhe unë iu afruam pak më shumë përjetësisë: u bëmë prindër.”

Ai njoftoi se së bashku me bashkëshorten e tij, Nathalie Husic Sarkozy, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilit i vunë emrin Sylla Nicolas Sarkozy.

“Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë djalin tonë Sylla Nicolas Sarkozy. Urojmë të rritet me forcë dhe mençuri, si bashkëemrat e tij,” shkroi ai.

Kujtojmë se prej së martës, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ndodhet në burgun La Santé në Paris, ku po vuan një dënim pesëvjeçar për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i Gadafit.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version