minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Samiti për Ukrainën në Zvicër, udhëheqësit botërorë kërkojnë që Rusia t’i japë fund luftës - Shqiperia.info

Liderë botërorë të mbledhur në Zvicër shpresojnë se do të arrijnë pajtim për ta dënuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, në Samitin dy ditor të Paqes në Zvicër.

Mungesa e Rusisë dhe e Kinës në këtë samit, që u iniciua nga Ukraina, i ka zbehur shpresat për ndonjë arritje të madhe.

Në prag të samtit presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vendosi kushte të ashpra për një armëpushim duke kërkuar që Ukraina t’ia dorëzojë katër rajone jo vetëm në pjesët e okupuara nga forcat pushtuese ruse, por edhe rajonet e kontrolluara nga Ukraina.

Por këtë  kancelari gjerman Olaf Scholz e cilësoi si  një veprim të Rusisë  me qëlim shpërqendrimin nga kjo konferencë.

“Propozimet e presidentit rus  që Ukraina të braktisë katër provincat që Rusia pretendon, të ndalojë luftën dhe të heqë ambicien e saj për anëtarësim në NATO kishin për qëllim vetëm shpërqendrimin nga konferenca”, tha ai.

Ndërkohë  kryeministri holandez u shpreh se të gjithë ishin të bashkuar me një synim të vetëm  arritjen e paqes  në Ukrainë. Ndërsa  zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris e kritikoi ashpër presidentin rus Putinin. Ajo tha se  shefi i Krmelinit gjithmonë ka refuzuar negociatat e drejta të paqes.

Samiti i Zvicrës shënon kulmin e përpjekjeve të Zelenskytt në 19 muajt e fundit për të angazhuar liderët botrerore që të ndihmojnë në dhënien fund të luftës. Pritet që dita e dytë e Samitit të Paqes të mbyllet me një deklaratë të përbashkët./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version