Rusia nuk i ka ndalur bombardimet ndaj Ukrainës. Një burrë dhe një grua u vranë në Kiev dhe katër persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kërkuan ndihmë mjekësore.

Një ndërtesë banimi 17-katëshe u godit, duke pësuar dëme të lehta në çati dhe në dritare në katet e sipërme, bënë me dije shërbimet e emergjencës.

Ndërsa qyteti jugor i Odesës u sulmua për natën e dytë radhazi, duke lënë të vdekur 3 persona dhe 3 te tjere të plagosur. Infrastruktura në rajonin përreth, ku ndodhen portet e Ukrainës në Detin e Zi, u dëmtua gjithashtu.

Në qytetin qendror ukrainas të Krivi Rih, dy persona u plagosën me raketa , ndërsa sulmi dëmtoi gjithashtu një objekt infrastructure. 700 ndërtesa mbetën pa ngrohje.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi një raketë balistike dhe 146 dronë , 103 prej të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.
Sakaq mengjesin e kesaj te merkuere Rusia sulmoi edhe qytetin juglindor të Zaporizhias, ku si pasojë 4 persona u plagosën e ndërsa të paktën 12 ndërtesa banimi u demtuan dhe mbetën pa energji elektrike.

Ndërkohë një tjetër tragjedi raportohet nga rajonin verilindor I Kharkivit , ku një tren pasagjerësh u sulmua me dronë nga Moska. Në mjet ndodheshin 200 persona, 5 prej tyre humbën jetën ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur. Presidenti ukrainas e ka dënuar sulmin duke e quajtur akt terrorist.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version