minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rusët sulmojnë me raketa depon e grurit në Ukrainë, plagoset një person - Shqiperia.info

Një person u plagos dhe një depo e madhe gruri u shkatërrua plotësisht në një sulm me raketa ruse në rajonin lindor të Ukrainës Dnipro gjatë fundjavës, tha pronari i objektit Ukrlandfarming të dielën vonë mbrëma.

Ukrlandfarming është një nga fermat më të mëdha bujqësore në Ukrainë, e cila si rezultat i pushtimit rus në vitin 2022 ka pësuar humbje prej rreth 1 miliardë dollarësh në fund të vitit 2023.

“Në mbrëmjen e 9 marsit 2024, armiku nisi një sulm me raketa në rajonin e Dnipros. Një 58-vjeçar, punonjësi ynë, u plagos. Objektet e prodhimit të kompanisë sonë u shkatërruan plotësisht”, tha kompania në një deklaratë.

Analistët në Shkollën Ekonomike të Kievit (KSE) thanë muajin e kaluar se sektori i bujqësisë ka pësuar humbje direkte dhe indirekte prej afro 80 miliardë dollarësh për shkak të pushtimit rus. Kjo shifër përfshin humbje prej 5.8 miliardë dollarësh nga dëmtimi i pajisjeve, 1.8 miliardë dollarë nga dëmtimi i silosit dhe gati 2 miliardë dollarë nga dëmtimi i produkteve bujqësore. Që nga fillimi i janarit 2023, analistët vlerësuan këto humbje në 38 miliardë dollarë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version