minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Reshje të dendura shiu dhe stuhi, shpërthen diga në Sudan, humbin jetën 60 persona - Shqiperia.info

Reshje të mëdha shiu kanë “pushtuar” Sudanin, ku si pasojë ka shpërthyer një digë. Nga shpërthimi i digës kanë humbur jetën 60 persona.

Bëhet me dije se po zhvillohen ende operacionet e kërkimit.

Diga e Arbatit ka një kapacitet prej 25 milionë metra kub dhe është burimi kryesor i ujit të pijshëm për qytetin bregdetar të Port Sudanit, ku është vendosur qeveria ushtarake.

Pasi u shkatërrua nga 16 muaj lufte civile, Sudani tani po përjeton shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje që kanë vrarë dhjetëra dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre.

Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar gjithashtu një kabllo të madhe me fibra optike në Sudan, duke shkaktuar një ndërprerje të komunikimit në shumë pjesë të vendit për të dytën ditë me radhë.

Share.
Exit mobile version