minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Reshje dhe stuhitë e fuqishme godet Nju Jorkun, dy viktima dhe kaos në transport - Shqiperia.info

Shiu i dendur që ra dje, të enjten, në Nju Jork, shkaktoi vdekjen e dy personave në qytet, njoftoi kryebashkiaku Erik Adams. Stuhitë sollën gjithashtu probleme në fluturime, ndërsa shërbimi meteorologjik paralajmëroi për përmbytje në disa zona.

Mediat raportuan për raste përmbytjesh dhe dëmesh materiale, ndërsa autoritetet në aeroportet JFK, La Guardia dhe Newark njoftuan për vonesa dhe anulime të fluturimeve të planifikuara.

“Kjo stuhi theu rekordet e reshjeve për datën 30 tetor”, shkroi Adams në platformën X, duke shtuar se sasia e madhe e shiut që pritej të binte për disa orë, ra brenda vetëm 10 minutash pasdite.

Sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik, në Central Park u regjistruan 4.7 centimetra shi, 5.31 centimetra në aeroportin La Guardia dhe 5.05 centimetra në Newark Liberty International Airport në Nju Xhersi.

Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi gjithashtu paralajmërime për përmbytje në zonat bregdetare të Bronksit, Bruklinit dhe Kuinssit.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version