Të paktën 30 persona kanë humbur jetën nga stuhia e fuqishme dimërore që ka përfshirë pjesën më të madhe të SHBA-ve.
Viktimat janë dy persona të shtypur nga borëpastrueset në Massachusetts dhe Ohio, adoleshentë të vrarë në aksidente fatale në Arkansas dhe Teksas, si edhe një grua e ngrirë, e cila u gjend e mbuluar nga bora pasi kishte dalë nga një bar në Kansas.
Në New York City, zyrtarët raportuan se të paktën tetë persona u gjetën pa shenja jete jashtë
Reshjet e dendura të dëborës shkaktuan ndërprerje të udhëtimeve, mijëra anulime fluturimesh dhe mbyllje shkollash.
Qindra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, me më shumë se 670,000 ndërprerje të energjisë të raportuara të hënën në mbrëmje, kryesisht në jug të vendit.
/vizionplus.tv

