minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Rebelët Houthi godasin anijen greke në Detin e Kuq - Shqiperia.info

Lëvizja Houthi e Jemenit ka goditur një anije tjetër në Detin e Kuq në Jemen, thotë grupi rebel i mbështetur nga Irani.

Anija në pronësi greke po lundronte nga Vietnami për në Izrael kur u godit të martën. Mësohet se ka pësuar vetëm dëme të vogla.

Incidenti vjen pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte konfiskuar armë të dërguara nga Irani për Houthis gjatë një operacioni javën e kaluar.

Ndërkohë, SHBA-ja ka goditur më shumë objektiva në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit.

Katër raketa balistike kundër anijeve që ishin gati për t’u lëshuar u shkatërruan, tha një zyrtar për CBS.

SHBA dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave Houthi më 11 janar pas sulmeve të grupit në anijet në Detin e Kuq.

Huthit filluan të sulmojnë anijet tregtare në nëntor, duke thënë se po i përgjigjeshin operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza.

Të martën, zëdhënësi ushtarak i Houthi, Yahya Sarea tha se Zografia ishte shënjestruar nga raketat detare, duke rezultuar në një “goditje të drejtpërdrejtë”.

Anija në pronësi greke, e regjistruar në Maltë, ishte bosh dhe kishte 24 persona ekuipazh në bord. Nuk ka raportime për të lënduar.

Houthi-t thonë se ata po sulmojnë anijet që janë në pronësi ose operim izraelit, ose po shkojnë drejt porteve izraelite. Megjithatë, shumë nga anijet e synuara nuk kanë lidhje me Izraelin.

Share.
Exit mobile version