Close Menu
    What's Hot

    Amorim pas humbjes nga Arsenali: Dëshmuam se mund ta mposhtim çdo skuadër

    17/08/2025
    Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

    Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

    17/08/2025
    Kampioni Drita humb nga Ferizaj, mposhtet thellë Malisheva

    Kampioni Drita humb nga Ferizaj, mposhtet thellë Malisheva

    17/08/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      08/08/2025
      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      08/08/2025
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Armata e Maqedonisë sot shënon ditën e saj

      Armata e Maqedonisë sot shënon ditën e saj

      17/08/2025
      Armata e Maqedonisë sot shënon ditën e saj

      LAMM: Shkaku i zjarrit në “Jasen”, rruga rajonale Makedonski Brod-Shkup ende e mbyllur

      17/08/2025
      Armata e Maqedonisë sot shënon ditën e saj

      LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje në Maqedoninë e Veriut

      17/08/2025
      Armata e Maqedonisë sot shënon ditën e saj

      VLEN: Bujar Osmani nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin, ai dëshiron vetëm kthimin në pushtet

      17/08/2025

      Amorim pas humbjes nga Arsenali: Dëshmuam se mund ta mposhtim çdo skuadër

      17/08/2025
      Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

      Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

      17/08/2025
      Kampioni Drita humb nga Ferizaj, mposhtet thellë Malisheva

      Kampioni Drita humb nga Ferizaj, mposhtet thellë Malisheva

      17/08/2025
      Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

      Arsenali kalon në epërsi ndaj United, shënon mbrojtësi italian

      17/08/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Punëtorët e kualifikuar: Racizmi është pjesë e Gjermanisë
    Bota

    Punëtorët e kualifikuar: Racizmi është pjesë e Gjermanisë

    05/02/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Punëtorët e kualifikuar: Racizmi është pjesë e Gjermanisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Punëtorët e kualifikuar: Racizmi është pjesë e Gjermanisë

    Gjermania ka nevojë për punëtorë të huaj. Popullsia po plaket, brezi i bumit të lindjeve në Gjermani po del ndërkohë në pension dhe tashmë ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo. Prandaj, është qëllimi i deklaruar i qeverisë federale që ta bëjë vendin sa më interesant për punëtorët e kualifikuar nga jashtë. Portali i Internetit “Make it in Germany” ekziston prej dhjetë vitesh dhe synon t’u ofrojë të interesuarve ndihmë në gjuhë të ndryshme gjatë rrugës së tyre për në Gjermani.

    30.000 punëtorë të kualifikuar të anketuar

    Organizata e vendeve të industrializuara OECD anketoi dhjetëra mijëra punëtorë të kualifikuar nga vendet jo anëtare të BE-së për një periudhë të gjatë kohore përmes këtij portali. Qëllimi ishte të mësojmë më shumë për motivimin, shpresat dhe frikën e njerëzve që mendojnë të punojnë në Gjermani.

    “Ky është një studim unik global, në të cilin ne i shoqërojmë njerëzit që nga momenti kur ata bëhen të interesuar për një vend gjatë një periudhe kohore”, thotë Thomas Liebig nga OECD. Pothuajse 30.000 njerëz u anketuan në një raund të parë në verë/vjeshtë të vitit 2022. Nga këta, rreth gjashtë muaj më vonë, rreth 10.000 njerëz iu përgjigjën pyetjeve të tjera nga studiuesit e OECD. Më në fund, në vjeshtë/dimër 2023 u bë një anketë përfundimtare me rreth 6.000 njerëz.

    Vendet më të rëndësishme të origjinës së të anketuarve janë Turqia (13 për qind), India (dhjetë për qind) dhe Kolumbia (nëntë për qind). Deri me nga katër për qind janë anketuar edhe punëtorë nga Egjipti, Algjeria, Argjentina, Meksika, Filipinet dhe Rusia.

    Shumica meshkuj me kualifikime të larta

    Kush mori pjesë në sondazh? “Janë kryesisht meshkuj, 75 për qind”, thotë udhëheqësi i studimit Liebig. “Ata janë kryesisht shumë të kualifikuar: 75 për qind kanë një diplomë universitare, një e treta e tyre kanë një master ose doktoraturë. Shumica kanë familje, do të thotë kanë partnerë dhe/ose fëmijë. Një përqindje e lartë, 60 për qind, kanë të paktën njohuri bazë të gjermanishtes, e një në tre prej tyre kanë madje edhe njohuri të avancuara të gjuhës.”

    “Gjermania mbetet një destinacion tërheqës për shumë njerëz me kualifikim të lartë jashtë vendit,” thotë studimi. Megjithatë, shumë ankohen për pritjet e gjata për viza. Në Turqi, një në tre të anketuar (30 për qind) i vlerësuan përvojat e tyre me sistemin gjerman të imigracionit si “mjaft të këqija” ose “shumë të këqija”. Në Algjeri ishte një në pesë (21 për qind).

    Rekomandimet personale janë veçanërisht të rëndësishme

    Miqtë, familja apo kolegët ishin nxitësit kryesorë të interesit të këtyre personave për Gjermaninë. Shumica e njerëzve përmendën shpresën për punë të mira dhe mundësinë e karrierës, si arsyen kryesore për të konsideruar lëvizjen në Gjermani. Siguria, shëndetësia e mirë, demokracia dhe sundimi i ligjit, një sistem i mirë arsimor dhe mundësi për partnerët dhe të afërmit u përmendën shpesh.

    Vetëm disa në Gjermani tani

    Në më shumë se dymbëdhjetë muajt që kaluan midis raundeve të ndryshme të sondazhit, vetëm një pjesë e vogël (pesë për qind) arriti vërtet të vinte në Gjermani. Ata ishin kryesisht njerëz që kishin rrjete të mira dhe njohuri të gjermanishtes. Në Gjermani, pothuajse të gjithë (93 për qind) punojnë me orar të plotë pune. Rreth gjysma punon në inxhinieri dhe teknologji informacioni (IT), dhe një në dhjetë punon në fushën e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor.

    Pothuajse gjysma fitojnë më shumë se 4.000 euro bruto në muaj, 13 për qind fitojnë më shumë se 6.000 euro, ndërsa dhjetë për qind fitojnë më pak se 2.000 euro bruto në muaj. Shumica (59 për qind) janë përgjithësisht “mjaft të kënaqur” ose “shumë të kënaqur” me jetën e tyre në Gjermani. Cilësia e jetës, kultura dhe mentaliteti gjerman, si dhe kultura mikpritëse në Gjermani janë theksuar veçanërisht pozitivisht nga të anketuarit. Por shumë të anketuar janë “të pakënaqur” ose “mjaft të pakënaqur” me kontaktet e tyre me autoritetet e imigracionit (40 për qind) si dhe me të ardhurat dhe gjendjen e tyre financiare (40 për qind).

    Racizmi dhe diskriminimi

    Shumë nga të anketuarit janë shprehur shumë të shqetësuar për mundësinë që të jenë viktimë e diskriminimit dhe racizmit në Gjermani. Ndërsa ata që erdhën në Gjermani dhe punojnë këtu, nuk mund të thonë se nuk ka racizëm dhe diskriminimi. Përkundrazi: realiteti është më i keq se frika.

    “Nga ata që kanë ardhur në Gjermani, më shumë se gjysma thonë se ishin të diskriminuar dhe se kanë pasur probleme në tregun e banesave. Një numër shumë i madh, pothuajse 40 për qind, raportojnë gjithashtu përvoja të diskriminimit dhe racizmit në dyqane, restorante dhe në rrugë”, thotë Thomas Liebig. “Këto janë shifra tronditëse të larta.” Sipas të anketuarve, vetëm përvojat e tyre me policinë dhe në shkollat, ​​të cilat i frekuentojnë fëmijët e tyre ishin më të mira se sa kishin frikë.

    Racizmi si një disavantazh i vendndodhjes

    Autorët e studimit të OECD rekomandojnë që Republika Federale e Gjermanisë të ketë një staf më të përgatitur në zyrat e vizave jashtë vendit dhe autoritetet e imigracionit në Gjermani. Gjithashtu, duhet të zgjerohet mbështetja për mësimin e gjuhës gjermane jashtë vendit. Diçka duhet bërë urgjentisht kundër diskriminimit dhe racizmit, rekomandojnë ata.

    Sipas raportit të fundit të OECD-së për migracionin, gjysma e mirë e të huajve që vendosen përgjithmonë në Gjermani vijnë nga vende të tjera të BE-së. Grupi i dytë më i madh (21 për qind) janë refugjatët, të ndjekur nga anëtarët e familjes që u bashkohen të afërmve të tyre që tashmë jetojnë në Gjermani (15 për qind). Ndërsa njerëzit që vijnë në Gjermani nga vende jashtë BE-së për të punuar përbëjnë grupin më të vogël të emigrantëve me 14 për qind./DW/

    Lexo edhe:

    1. Von der Leyen: Ky vit do të jetë vendimtar për demokracinë
    2. Rëndohet bilanci i tërmetit në Japoni 160 viktima, ekipet e shpëtimit vijojnë punën në terren
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    VIDEO/ Skandal në burgun britanik, gardiania filmohet duke kryer marrëdhënie me të burgosurin

    VIDEO/ Skandal në burgun britanik, gardiania filmohet duke kryer marrëdhënie me të burgosurin

    28/06/20242 Mins Read
    Modi drejt mandatit të tretë, mbahen zgjedhjet më të mëdha në Indi

    Modi drejt mandatit të tretë, mbahen zgjedhjet më të mëdha në Indi

    04/06/20241 Min Read
    E veja e Navalny: Putin nuk është president legjitim i Rusisë

    E veja e Navalny: Putin nuk është president legjitim i Rusisë

    19/03/20241 Min Read
    Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje; SHBA paralajmëron anijet: Qëndroni larg Detit të Kuq

    Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje; SHBA paralajmëron anijet: Qëndroni larg Detit të Kuq

    12/01/20242 Mins Read
    Vranë foshnjën 18 muajshe se po i bezdiste, nëna monstër dhe i dashuri i saj dënohen me burgim të përjetshëm

    Vranë foshnjën 18 muajshe se po i bezdiste, nëna monstër dhe i dashuri i saj dënohen me burgim të përjetshëm

    12/01/20242 Mins Read
    Top Posts

    Amorim pas humbjes nga Arsenali: Dëshmuam se mund ta mposhtim çdo skuadër

    17/08/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni

    Amorim pas humbjes nga Arsenali: Dëshmuam se mund ta mposhtim çdo skuadër

    17/08/20251 Min Read

    Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka folur pas humbjes ndaj Arsenalit në ndeshjen hapëse…

    Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

    Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

    17/08/2025
    Kampioni Drita humb nga Ferizaj, mposhtet thellë Malisheva

    Kampioni Drita humb nga Ferizaj, mposhtet thellë Malisheva

    17/08/2025
    Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

    Arsenali kalon në epërsi ndaj United, shënon mbrojtësi italian

    17/08/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    U tha se e rrahën dasmorët, kjo është e vërteta me detaje sipas Shpat Kasapit për rastin në Shkabaj

    U tha se e rrahën dasmorët, kjo është e vërteta me detaje sipas Shpat Kasapit për rastin në Shkabaj

    17/08/2025

    Shëndet më i mirë apo iluzion? Brenda kapsulës së një multivitamine

    15/08/2025
    Martohet aktorja kosovare, publikon foto me fustan të bardhë

    Martohet aktorja kosovare, publikon foto me fustan të bardhë

    15/08/2025
    Me te lexuara

    Amorim pas humbjes nga Arsenali: Dëshmuam se mund ta mposhtim çdo skuadër

    17/08/2025
    Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

    Manchester United e nis keq sezonin e ri, mposhtet nga Arsenali

    17/08/2025
    Kampioni Drita humb nga Ferizaj, mposhtet thellë Malisheva

    Kampioni Drita humb nga Ferizaj, mposhtet thellë Malisheva

    17/08/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.