Close Menu
    What's Hot
    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    22/11/2025
    Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    22/11/2025
    Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

    Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

    22/11/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Rama: Jo drejtësi e papërgjegjshme. Kryeministri citon ish-prokurorin amerikan

      Rama: Jo drejtësi e papërgjegjshme. Kryeministri citon ish-prokurorin amerikan

      22/11/2025
      Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni

      Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni

      22/11/2025
      GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun, pezullim nga detyra dhe bllokim i pasaportës

      GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun, pezullim nga detyra dhe bllokim i pasaportës

      22/11/2025
      GJKKO tërhiqet për të marrë vendim për Ballukun, Elezin dhe Gjylin

      GJKKO tërhiqet për të marrë vendim për Ballukun, Elezin dhe Gjylin

      22/11/2025
      VIDEO/ Vidhnin rroba nga Athina dhe i shisnin në Tiranë, policia greke godet grupin kriminal, 8 të arrestuar

      VIDEO/ Vidhnin rroba nga Athina dhe i shisnin në Tiranë, policia greke godet grupin kriminal, 8 të arrestuar

      22/11/2025
      Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

      Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

      22/11/2025
      Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një burri për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

      Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një burri për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

      21/11/2025
      Mali i Zi: Do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë

      Mali i Zi: Do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë

      21/11/2025
      Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

      Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

      22/11/2025
      Dy për qind e popullsisë në RMV vuan nga sëmundja e veshkave

      Dy për qind e popullsisë në RMV vuan nga sëmundja e veshkave

      22/11/2025
      Shtohet numri i të prekurve nga viruset

      Shtohet numri i të prekurve nga viruset

      22/11/2025
      Një emigrant ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Shkupit

      Një emigrant ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Shkupit

      22/11/2025
      Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

      Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

      22/11/2025
      Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

      Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

      22/11/2025
      Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

      Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

      22/11/2025
      Shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë deri në fund të vitit

      Shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë deri në fund të vitit

      22/11/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe

      Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

      Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

      22/11/2025
      “Mos lejo që emocionet të të mposhtin sot”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Mos lejo që emocionet të të mposhtin sot”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      22/11/2025
      Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

      Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

      21/11/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
    Bota

    Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

    29/01/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma ka përjashtuar nga puna disa punëtorë të saj që akuzohen se ishin të përfshirë në sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor.Një dokument izraelit, që agjencia amerikane e lajmeve Associated Press e siguroi të hënën, detajon akuzat ndaj 12 punonjësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët, sipas autoriteteve në Izrael, morën pjesë në sulmin e Hamasit më 7 tetor. Dokumenti pretendon se shtatë prej tyre u futën në territorin e Izraelit, përfshirë dy punonjës që morën pjesë në rrëmbime dhe dy të tjerë në sulmet ndaj vendbanimeve izraelite.

    Sipas autoriteteve izraelite, dokumenti, që është ndarë me zyrtarët amerikanë, përmban informacione mbi 12 punonjësit e OKB-së, rolin e tyre në sulm, rolin e tyre si punonjës të OKB-së dhe fotografi.

    Në dokument thuhet se sipas informacioneve të mbledhura nga shërbimet e zbulimit, të paktën 190 punonjës të Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) janë operativë të Hamasit apo grupit Xhihadi Islamik, pa dhënë prova për këtë.

    Sipas dokumentit, më mesin e 12 punonjësve të identifikuar janë nëntë mësues dhe një punonjës social. Njëri akuzohet se ishte armatosur me predhë anti-tank një natë para sulmit, ndërkohë që një tjetër kishte bërë fotografi të njërës prej pengjeve. Disa akuzohen për “pjesëmarrje në aktivitet terrorist” apo koordinim të lëvizjes së kamionëve apo armëve që u përdorën për të kryer sulmin. Dhjetë akuzohen se kanë lidhje me Hamasin dhe njëri me Xhihadin Islamik.

    Dy nga 12 të identifikuarit janë vrarë, sipas dokumentit. Sipas OKB-së, njëri prej tyre ende është në proces identifikimi.

    Akuzat kanë rritur tensionet tashmë të larta mes Izraelit dhe Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë. Izraeli thotë se Hamasi i shfrytëzon objektet e organizatës për të strehuar armë apo për të kryer sulme. Agjencia e OKB-së mbi Ndihmat për Palestinezët thotë se nuk toleron sjellje të tilla me dijeni dhe se ka masa të brendshme për të parandaluar keqpërdorimet dhe ajo merr mas ndaj punonjësve që i shkelin rregullat.

    Akuzat kundër punonjësve të Agjencisë së OKB-së mbi Ndihmat për Refugjatët Palestinezë, të njohur me shkurtesën UNWRA, i nxitën vendet perëndimore të ngrijnë financimin për këtë organizatë, e cila është tejet e rëndësishme për palestinezët në nevojë në Rripin e Gazës. OKB-ja përjashtoi nga puna nëntë nga 12 punonjësit e akuzuar dhe dënoi “veprimet e dyshuara të tyre”.

    Pavarësisht katastrofës humanitare në Gazë, ku zyrtarët thonë se lufta e Izraelit ka shkaktuar zhvendosjen e shumicës së popullatës, donatorët kryesorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, e kanë pezulluar financimin. Të hënën atyre u është bashkangjitur Japonia dhe Austria.

    Me pjesën më të madhe të buxhetit të pezulluar, UNRWA njoftoi se do të detyrohet të ndërpresë funksionimin e saj brenda disa javësh.

    OKB-ja reagoi duke thënë se e tërë agjencia nuk duhet të dënohet për veprimet e disa punonjësve të saj, nga të cilët thotë se do të kërkojë llogari nëse vërtetohen akuzat ndaj tyre. Organizata u ka bërë thirrje donatorëve të vazhdojnë financimin e agjencisë së ndihmave.

    Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i agjencisë së ndihmave për palestinezët. Së bashku me disa vende të tjera, Shtetet e Bashkuara financuan rreth 60% të buxhetit të UNRWA-s në vitin 2022.

    UNRWA u ofron shërbimet bazë familjeve palestineze që larguan apo u dëbuan nga territori që Izraeli i mori nën kontroll gjatë luftës së vitit 1948. Refugjatët dhe pasardhësit e tyre përbëjnë shumicën e popullatës në Rripin e Gazës.

    Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës varen nga programet e agjencisë “vetëm për të mbijetuar”, përfshirë nevojat për ushqim dhe strehim, thonë zyrtarët e OKB-së.

    Një e katërta e popullatës së Gazës po vuan nga uria ndërkohë që luftimet dhe kufizimet e Izraelit po pengojnë hyrjen e ndihmave.

    Ndërkohë Izraeli njoftoi se kishte përparim në bisedimet e së dielës për armëpushim, por se ende ka “dallime të rëndësishme” mes palëve. Qëllimi i bisedimeve është t’i ofrojë Gazës pak pushim nga luftimet dhe më shumë ndihma humanitare dhe të sigurojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi./VOA/

    Lexo edhe:

    1. Trump fiton zgjedhjet partiake në Ajova
    2. Militantët Houthi godasin një anije tregtare në pronësi të SHBA-së
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Agjencitë e inteligjencës izraelite besojnë se Irani ka vendosur të sulmojë Izraelin

    11/08/20242 Mins Read
    Në radhë për ujë dhe ushqim, vriten tetë palestinezë nga sulmet izraelite

    Në radhë për ujë dhe ushqim, vriten tetë palestinezë nga sulmet izraelite

    24/06/20241 Min Read
    Moska akuzon SHBA-në: Je drejtpërdrejt përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës ukrainas në Krime

    Moska akuzon SHBA-në: Je drejtpërdrejt përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës ukrainas në Krime

    23/06/20241 Min Read
    Rebelët Houthi sulmojnë anijet tregtare izraelite dhe luftanijet amerikane në Detin e Kuq

    Rebelët Houthi sulmojnë anijet tregtare izraelite dhe luftanijet amerikane në Detin e Kuq

    20/02/20241 Min Read
    Rëndohet bilanci i tërmetit në Japoni 160 viktima, ekipet e shpëtimit vijojnë punën në terren

    Rëndohet bilanci i tërmetit në Japoni 160 viktima, ekipet e shpëtimit vijojnë punën në terren

    08/01/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë Ndryshe

    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    22/11/20251 Min Read

    Studiuesit vlerësojnë se më shumë se 37 milionë persona në nivel global kanë përjetuar një…

    Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    22/11/2025
    Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

    Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

    22/11/2025
    Shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë deri në fund të vitit

    Shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë deri në fund të vitit

    22/11/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    22/11/2025
    Shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë deri në fund të vitit

    Shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë deri në fund të vitit

    22/11/2025
    Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

    Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

    22/11/2025
    Me te lexuara
    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    Një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

    22/11/2025
    Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    22/11/2025
    Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

    Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

    22/11/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.