minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi nacional Kallpaq-Janinë - Shqiperia.info

Aksi nacional Kallpaq-Janinë në Greqi do të jetë i bllokuar sot nga ora 19:00 deri në orën 22:00. Policia Kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se rruga do të jetë e bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Për pasojë, do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë si kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë gjatë këtij intervali kohor.

Edhe mbrëmjen e së shtunës, i njëjti aks ishte i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Aksi Kallpaq-Janinë është segmenti rrugor lidhës mes pikës kufitare nga Kakavija në Janinë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version