Tubimet antiqeveritare kanë shpërthyer në disa qytete anembanë Izraelit këtë fundjavë. Mijëra demonstrues  kërkojnë që kryeministri Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje me  Hamasin për të liruar më shumë se 100 pengje ende të mbajtura në Gaza.

Turma  të mëdha u mblodhën në  Tel Aviv për të mbështetur familjet e pengjeve dhe për të bërë thirrje për lirimin e tyre nga robëria.

Në pamjet e publikuara ne rrjete  sociale shihen  protestuesit duke valëvitur flamujt izraelitë dhe duke mbajtur në duar pankarta me imazhet e pengjeve.

Demonstratat u zhvilluan pavarësisht paralajmërimeve të sigurisë  për një sulm të mundësh të Iranit.

Një  hakmarrje  ushtarake pritet  në rajon pas vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.

Sakaq SHBA, Franca, Britania e Madhe, Suedia dhe Jordania janë ndër vendet qe i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre për tu larguar nga Libani sa më shpejt të jetë e mundur pasi iu rrezikohet jeta. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version