minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Profesori shqiptar nderohet me titull nderi nga Mbreti Charles i Anglisë - Shqiperia.info

Mbreti Charles i Anglisë, në nderimet e tij të fundvitit ka përfshirë edhe një shqiptar.

Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”.

Ky është një super lajm këtë fundvit siç edhe thotë ish-profesori shqiptar në Londër, Fabian Zhilla:

“Britania e Madhe duke nderuar origjinën dhe vendin e tij në një kohë jo të mirë për imazhin e shqiptarëve atje. Urime mik, profesionist dhe shqiptar i mirë”, thekson Fabian Zhilla.

Alastair King- Smith ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë thotë se “është fantastike të shikosh Dr. Hoxhën të nderohet me titullin “OBE”.

Ambasadori thekson më tej se ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

Ka komentuar edhe Uran Ferizi i cili pritet të marrë postin e ambasadorit të Shqipërisë në Londër.

“E mrekullueshme dhe shumë e merituar”, thotë ai./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version