minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Prishet armëpushimi në Gaza, Netanyahu: Të nisin goditjet e menjëhershme dhe të fuqishme - Shqiperia.info

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar forcat izraelite të ndërmarrin “goditje të menjëhershme dhe të fuqishme” ndaj Rripit të Gazës, pas një mbledhjeje urgjente të sigurisë.
Sipas njoftimit të zyrës së tij, vendimi vjen si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga grupi Hamas.

Operacionet pritet të nisin menjëherë, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.

Times of Israel raportoi se Hamasi ka dorëzuar arkivolin e një pengu izraelit, i gjashtëmbëdhjeti nga 28 të kërkuar nga Tel Avivi. Megjithatë, burime zyrtare konfirmojnë se trupi i këtij pengu ishte kthyer tashmë më herët në Izrael, çka ka shkaktuar konfuzion mbi qëllimin e këtij veprimi simbolik nga ana e Hamasit. Kjo ka revoltuar qeverinë izraelite

Ndërkohë më herët gjatë ditës, ka patur shkëmbime zjarri ku militantët e Hamasit kanë qëlluar ndaj forcave të mbrojtjes së Izraelit me snajperë dhe raketa antitank, sipas raportimeve të gazetës Haaretz.

Nga ana tjetër, Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës akuzoi Izraelin për 125 shkelje të armëpushimit që nga hyrja e tij në fuqi më 10 tetor, duke përfshirë vrasjen e 94 palestinezëve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version