minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Presidencialet, ambasada tregon të gjitha hapat që do të ndiqen që nga momenti i votimit deri në betimin e Presidentit të ri - Shqiperia.info

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë një përmbledhje të asaj që ndodh në Amerikë, duke nisur nga dita e sotme e zgjedhjeve, e deri te betimi i Presidentit të ri.

“Sot është Dita e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ku vërehet qartë sa seriozisht e marrin amerikanët detyrën e tyre qytetare. Dita e sotme nxjerr në pah gjallërinë e demokracisë sonë. Teksa shumica do të fokusohen te zgjedhjet presidenciale, sot, amerikanët po votojnë për udhëheqës dhe masa në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke filluar nga Kongresi deri te zyrat shtetërore dhe vendore. Kjo është mënyra se si votuesit amerikanë thonë fjalën e tyre të drejtpërdrejtë për ligjet”, shkruhet në postim. Më tej sqarohet se në datën 11 nëntor kryhet certifikimi  i zgjedhjeve, pasi shtetet kanë zgjidhur edhe mosmarrëveshjet e fundit në lidhje me procesin.

Më tej, në 17 dhjetor, ligjvënësit e zgjedhur mblidhen bashkë për të votuar nëpërmjet votës elektorale për presidentin dhe zv.presidentin, në procese të ndryshme.

Ndërkohë më 6 janar Kongresi numëron votat, nëse asnjë kandidat nuk mbledh dot 270 vota, është Kongresi ai që vendos se cili do të jetë presidenti i ardhshëm. Ndërsa në lidhje me zv. presidentit, emri vendoset nga Senati nëse nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

20 janari është dita e betimit, ku presidenti i ardhshëm betohet dhe merr detyrën

Share.
Exit mobile version