minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Pranimi i Suedisë në NATO, parlamenti turk do të japë ‘dritën jeshile’ vitin e ardhshëm - Shqiperia.info

Votimi në parlamentin turk për anëtarësimin e Suedisë  në NATO, i cili u miratua nga një komision parlamentar më 26 dhjetor, ka gjasa që të mos arrihet këtë fundvit.

Sipas mediave ndërkombëtare votimi është parashikuar të bëhet më 15 janar, pasi deputetët të rikthehen në Kuvend.

Komisioni për Punët e Jashtme miratoi të martën, protokollin e anëtarësimit të Suedisë në Aleancën Atlantike, por pritet votimi në seancën plenare të parlamentit turk.

Turqia është anëtari i fundit i Aleancës Atlantike së bashku me Hungarinë që bllokon pranimin e Suedisë.

Stokholmi paraqiti kandidaturën e tij në NATO menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, në të njëjtën kohë me Finlandën, e cila u pranua në prillin e kaluar.

Presidenti Tajip Erdogan ka mundësinë të thërrasë një seancë urgjente parlamentare përpara rifillimit të punës së parlamentit turk, por kjo nuk pritet të ndodhë./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version