Oficerët e policisë në Gjermani qëlluan me armë një vajzë 12-vjeçare, e cila i sulmoi ata me dy thika. Ngjarja ka shkaktuar debate në Gjermani. Sipas mediave  vendase, vajza e cila nuk dëgjon është në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes në Bochum kur e mitura u raportua e zhdukur nga familja e saj, të cilët thanë se ajo kishte nevojë për ilaçe urgjente pasi ishte e sëmurë dhe nuk dëgjon.

Gjatë hetimit, u zbulua se fëmija ishte me nënën e saj, e cila  gjithashtu nuk dëgjon dhe kishte humbur kujdestarinë e së miturës.

Policia mbërriti në shtëpinë e gruas në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe hapi derën e përparme me çelës.

Ndërsa po kontrollonte apartamentin, policia u sulmua nga vajza 12-vjeçare, e cila mbante dy thika dhe u sul drejt tyre.

Në këtë momend efektivët e qëlluan duke e lënë të plagosur rëndë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version