minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Policia në Gjermani qëllon një vajzë 12-vjeçare pasi ajo i sulmoi me thikë, e mitura në gjendje kritike - Shqiperia.info

Oficerët e policisë në Gjermani qëlluan me armë një vajzë 12-vjeçare, e cila i sulmoi ata me dy thika. Ngjarja ka shkaktuar debate në Gjermani. Sipas mediave  vendase, vajza e cila nuk dëgjon është në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes në Bochum kur e mitura u raportua e zhdukur nga familja e saj, të cilët thanë se ajo kishte nevojë për ilaçe urgjente pasi ishte e sëmurë dhe nuk dëgjon.

Gjatë hetimit, u zbulua se fëmija ishte me nënën e saj, e cila  gjithashtu nuk dëgjon dhe kishte humbur kujdestarinë e së miturës.

Policia mbërriti në shtëpinë e gruas në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe hapi derën e përparme me çelës.

Ndërsa po kontrollonte apartamentin, policia u sulmua nga vajza 12-vjeçare, e cila mbante dy thika dhe u sul drejt tyre.

Në këtë momend efektivët e qëlluan duke e lënë të plagosur rëndë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version