minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Po tentonin të kalonin Kanalin Anglez, mbyten 4 emigrantët - Shqiperia.info

Katër emigrantë janë mbytur në ujërat franceze duke u përpjekur ta kalojnë Kanalin Anglez të dielën, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Rreth 70 njerëz u munduan të hipnin në një anije të vogël, e cila u përmbys duke tentuar të nisej nga një plazh në orët e hershme të së dielës, sipas mediave franceze.

Dhjetëra prej tyre u nxorën nga uji nga ekipet e shpëtimit në qytetin Calais në veri të Francës.

Autoritetet lokale njoftuan se katër emigrantët e mbytur ishin nga Iraku dhe Siria.

Një person tjetër u lëndua rëndë dhe u dërgua në një spital të afërt në Bolougne.

Emigrantët hasën në telashe menjëherë pasi anija u nis nga bregdeti francez në drejtim të Anglisë rreth orës 2:00 mëngjesin e së dielës, sipas AFP-së.

“Pasi anija u nis nga plazhi, njerëzit hasën në vështirësi në ujë për të arritur të hipin në anije”, tha për AFP-në një zëdhënës i prefekturës detare të Francës.

Një anije patrulluese shkoi në vendin e ngjarjes dhe i gjeti trupat e pajetë.

Rreth 50 zjarrfikës dhe disa automjete të policisë shkuan në vendin e ngjarjes, po ashtu.

Dhjetëra të mbijetuar u dërguan në një qendër të komunitetit lokal. /REL

Share.
Exit mobile version